Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka bërë thirrje për unitet kombëtar përballë presionit të Shteteve të Bashkuara, duke akuzuar Uashingtonin për përpjekje për destabilizim të brendshëm.
Ai deklaroi se SHBA-ja po ushtron presion ekonomik dhe po përpiqet të nxisë përçarje përmes bllokadës detare dhe fushatave mediatike.
Ghalibaf akuzoi gjithashtu Donald Trump për thellimin e ndarjeve brenda Iranit, ndërsa theksoi se “uniteti kombëtar” është mënyra e vetme për t’iu kundërvënë këtyre zhvillimeve.
Ndërkohë, SHBA ka vendosur bllokadë ndaj porteve iraniane, duke rritur presionin ekonomik, ndërsa tensionet mbeten të larta që nga nisja e konfliktit në fund të shkurtit.




