Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një takim virtual me ministrin francez për Evropën Benjamin Haddad, në vazhdim të diskutimeve të mëparshme në Paris.
Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe pritjen për marrjen e Pyetësorit të Komisionit Evropian, si hap drejt statusit të vendit kandidat.
Në takim u diskutua edhe bashkëpunimi me Francën në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, si dhe rritja e investimeve dhe tregtisë ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu, u theksua forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në kuadër të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.




