Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti do ta dërgojë Kosovën sërish në zgjedhje.
Në emisionin “Pressing” në T7, ai tha se zhvillimet politike lidhen edhe me situatën ndërkombëtare, duke përmendur edhe SHBA-në dhe ish-presidentin Donald Trump.
Behrami kritikoi edhe proceset rreth zgjedhjes së presidentit, duke thënë se Kurti po shmang marrëveshjet politike dhe po e çon vendin drejt paqëndrueshmërisë institucionale.




