Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar mallra të padeklaruara gjatë një kontrolli rutinë në Aeroportin e Prishtinës.
Sipas njoftimit, një udhëtar është përzgjedhur për kontroll nga kanali i gjelbër dhe bagazhi i tij është skanuar. Pas analizimit të pamjeve nga skaneri, është kryer një kontroll i detajuar, gjatë të cilit janë zbuluar rreth 100 produkte të padeklaruara.
Në përputhje me Nenin 244 të Kodit Doganor të Republikës së Kosovës, mosdeklarimi i mallrave që bart një udhëtar në bagazh përbën kundërvajtje doganore. Rasti është proceduar sipas legjislacionit në fuqi.




