Drejtori ekzekutiv i Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor sa i përket procesit të integrimit evropian.
Ai i bëri këto komente në një tryezë rajonale ku u prezantua raporti për Grupkapitullin 1 të BE-së, që përfshin sundimin e ligjit, drejtësinë, luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat e njeriut.
Miftaraj tha se, ndonëse Kosova organizon zgjedhje të lira dhe demokratike, mungon vullneti politik për t’i shndërruar ato në institucione funksionale dhe të përgjegjshme.




