Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar rënien e komandant Ismet Jasharit-Kumanova.
Përmes një postimi në facebook Osmani shkroi se “Ismet Jashari ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm, duke u bërë frymëzim për brezat dhe simbol i sakrificës për liri”
Osmani këtë përvjetor ka nderuar gjithashtu edhe të gjithë dëshmorët e brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.





