Drejtori i Financave në Gjakovë, Durim Halilaj, ka vlerësuar kryetarin e komunës, Ardian Gjini, si një nga politikanët më të artikuluar në Kosovë.
Ai tha se Gjini dallohet për komunikim të qartë dhe qeverisje të bazuar në vizion e profesionalizëm, duke shtuar se gjatë mandatit të tij Gjakova ka shënuar zhvillim të dukshëm.
Halilaj përmendi edhe rolin e Gjinit në procese historike dhe në shtetndërtimin e Kosovës, duke e cilësuar profilin e tij politik si vlerë për komunën dhe vendin.




