Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se mbledhja e paraparë për sot është shtyrë për në orën 14:00.
Sipas njoftimit, arsyeja e shtyrjes lidhet me nevoja organizative. Fillimisht, mbledhja ishte planifikuar të mbahej në orën 11:30.
Në këtë mbledhje pritet të merren vendime lidhur me organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit.




