Në përvjetorin e masakrës në Nabërgjan të Pejës janë kujtuar 31 civilët e vrarë gjatë vitit 1999.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se viktimat – burra, gra e fëmijë – ishin të pambrojtur dhe u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.
Ai theksoi se për paqe të plotë nevojitet drejtësia, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë më shpejt për ndëshkimin e përgjegjësve për krimet e luftës.
Kurti shtoi se përkujtimi i viktimave është zotim që krime të tilla të mos përsëriten më.




