Anëtari i kryesisë së AAK-së, Ahmet Isufi, ka bërë të ditur se Ramush Haradinaj do të jetë bartës i listës së partisë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai tha se, ndonëse Haradinaj nuk do të jetë kandidat për kryeministër, do të mbetet aktiv dhe i angazhuar në fushatën dhe aktivitetet e partisë.
Isufi shtoi se AAK po hyn në garë me strukturë të re drejtuese, ku Ardian Gjini pritet të jetë kandidat për kryeministër dhe figurë udhëheqëse e listës zgjedhore.




