Presidenti i Inter Milan, Beppe Marotta, ka deklaruar se fitimi i titullit të 21-të në Serie A është një ëndërr e bërë realitet.
Pas fitores vendimtare ndaj Parmës, që i siguroi matematikisht kampionatin, Marotta vlerësoi trajnerin dhe skuadrën për suksesin e arritur, duke theksuar se merita kryesore i takon ekipit dhe stafit teknik.
Ai falënderoi edhe drejtuesit e mëparshëm të klubit dhe tha se vendimi për emërimin e Cristian Chivu si trajner ishte i shpejtë, por i duhur, duke e cilësuar atë si pjesë të rëndësishme të projektit të klubit.




