Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku.
Në takim u diskutuan zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimi i sundimit të ligjit dhe rritja e efikasitetit institucional. U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.




