Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Luc Frieden, në kuadër të Samitit të Komitetit Politik Evropian.
Në takim u diskutua për procesin e integrimit evropian të Kosovës, me theks të veçantë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.
Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Luksemburgut, përfshirë edhe ndihmën financiare për sektorë të ndryshëm në Kosovë, si dhe ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.




