Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar fillimin e remontit të rregullt vjetor 30-ditor në njësinë B2 të Termocentralit “Kosova B”, në përputhje me Bilancin Vjetor Energjetik.
Sipas KEK-ut, ky proces synon mirëmbajtjen teknike, rritjen e sigurisë në operim dhe garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të njësisë.
Ndërkohë, njësia B1 është duke iu nënshtruar modernizimit me instalimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx, investime që pritet të përfundojnë në dhjetor dhe të përmirësojnë performancën e termocentralit, duke e afruar me standardet e Bashkimit Evropian në mbrojtjen e mjedisit.




