Policia e Kosovës ka parandaluar tri raste të garave ilegale të shpejtësisë në autostradë, në kuadër të planit për rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë aksioneve janë shqiptuar pesë gjoba për shkelje të ndryshme, përfshirë pjesëmarrjen në gara ilegale, tejkalim shpejtësie dhe drejtim të automjetit pa leje.
Po ashtu, janë sekuestruar përkohësisht katër automjete të dyshuara për modifikime teknike, të cilat do t’i nënshtrohen kontrollit të detajuar.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e tilla dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.




