Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, duke i cilësuar si “njerëzit e minutave të para”.
Ajo theksoi se në momentet më kritike – si zjarret, përmbytjet apo aksidentet – zjarrfikësit janë të parët që reagojnë, duke rrezikuar jetën për të shpëtuar të tjerët.
Haxhiu vlerësoi guximin, disiplinën dhe përkushtimin e tyre, duke falënderuar për shërbimin e vazhdueshëm në mbrojtje të qytetarëve dhe sigurisë publike.




