Në Klinë është raportuar një rast i rëndë ku dyshohet se një nxënëse është ngacmuar seksualisht përmes mesazheve nga një mësimdhënës.
I dyshuari, N. N., është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij pritet të caktohet masa e paraburgimit.
Drejtori i Arsimit në Klinë, Qemajl Sejdija, ka thënë se janë në pritje të raporteve zyrtare nga policia dhe prokuroria dhe se më pas do të merren masat përkatëse sipas rregulloreve në fuqi.




