Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Bytyçi, ka folur për situatën aktuale politike në vend dhe mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Në një emision televiziv, ai ka krahasuar fuqinë politike të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, duke kujtuar garën e mëhershme mes tyre në kohën kur Osmani ishte në LDK.
Bytyçi tha se ndikimi i Osmanit sot nuk është i njëjtë si më parë, por sipas tij ajo mbetet një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike.
Ai shtoi se një rikthim i saj në LDK do të ishte, sipas tij, një zgjidhje e shpejtë dhe me efekt politik, duke u bazuar në strukturën dhe historinë e partisë.




