Në Gjakovë është raportuar një rast vrasjeje, ndërsa Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se viktima është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit, është arrestuar i dyshuari me inicialet Q.S., i cili është ndaluar për 48 orë. Pas këtij afati pritet të kërkohet masa e paraburgimit.
Autoritetet janë duke vazhduar hetimet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për zbardhjen e plotë të rastit.




