Demokracia në Veprim ka reaguar ndaj Rregullores Zgjedhore Nr. 04/2026 të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vlerësuar se ajo përmban dispozita që kufizojnë vëzhgimin e pavarur të zgjedhjeve.
Sipas DnV-së, rregullorja tejkalon bazën ligjore, vendos kritere shtesë për akreditim dhe cenon rolin e shoqërisë civile në monitorimin e procesit zgjedhor.
Koalicioni i ka bërë thirrje KQZ-së që ta rishqyrtojë këtë rregullore dhe ta harmonizojë me standardet demokratike.




