Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave, në një votim të mbajtur nga anëtarët e këtij institucioni.
Sipas njoftimit, ai është zgjedhur me të gjitha votat për, pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Votimi është zhvilluar në mënyrë të fshehtë, ndërsa kandidati nuk kishte kundërkandidat.
Anëtarja e KPM-së, Suada Dzogovic, konfirmoi zgjedhjen e tij, duke thënë se Berisha mori shtatë vota për dhe u zgjodh kryetar i ri i këtij institucioni.




