Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se më 06.05.2026 hyrje/daljet e reja të zonës së Nisjeve dhe Arritjeve do të jenë të mbyllura përkohësisht për shkak të punimeve.
Sipas njoftimit, të gjithë udhëtarët për nisje dhe arritje duhet të përdorin hyrjen e vjetër të terminalit (Departures) gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë, nga data 07.05.2026, hyrje/daljet e reja pritet të rikthehen në funksion normal.
Aeroporti ka kërkuar mirëkuptim nga udhëtarët për këtë ndryshim të përkohshëm.




