Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se është arritur dakordim për bashkëpunim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai tha se është vendosur që në Këshillin e Përgjithshëm të partisë të finalizohen çështjet përgatitore zgjedhore, përfshirë edhe formalizimin e këtij bashkëpunimi.
Sipas tij, është arritur pajtueshmëri për idenë e bashkimit dhe garimin e përbashkët, ndërsa detajet pritet të finalizohen në mbledhjen e ardhshme të partisë pas diskutimeve shtesë me Osmanin.




