Kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku, është rizgjedhur zëvendëspresident i Unionit Mesdhetar të Pingpongut për një mandat të ri katërvjeçar.
Vendimi është marrë në Kongresin e këtij institucioni, të mbajtur më 2 maj në Londër, në kuadër të Kampionatit Botëror të Pingpongut.
Federata e Pingpongut e Kosovës ka vlerësuar rizgjedhjen e tij si një njohje të rëndësishme për punën e bërë dhe si një sukses për përfaqësimin e Kosovës në strukturat ndërkombëtare të sportit.




