Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kusht nga ish-presidentja Vjosa Osmani në lidhje me listën zgjedhore të partisë.
Ai ka thënë se raportimet për kërkesa specifike në listë janë të pasakta dhe se bashkëpunimi bazohet në mirëbesim dhe vullnet për marrëveshje.
Sipas Abdixhikut, renditja në listë nuk është çështje me rëndësi dhe LDK-ja ka vullnet për finalizimin e bashkëpunimit.
Ndërkohë, edhe Vjosa Osmani ka mohuar se ka kërkuar përfshirjen e katër emrave në top dhjetëshen e listës së LDK-së.




