Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se ka intensifikuar kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Sipas njoftimit, janë realizuar 7 inspektime në katër qytete të Kosovës, ku 6 raste janë në procedurë ndërsa një është mbyllur.
MINTI ka rikujtuar operatorët ekonomikë se janë të obliguar të respektojnë ligjet në fuqi, duke përfshirë deklarimin e qartë të përbërjes së produkteve – nëse janë me bazë shtazore, bimore apo nga qumështi pluhur.




