Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Komisionin Ad Hoc të MINTI-t, ka vijuar aksionin për verifikimin e njehësorëve elektrikë pas ankesave të konsumatorëve.Gjatë kontrollit janë identifikuar devijime në orë dhe datë në disa njehësorë, të cilët janë tërhequr dhe dërguar për ekzaminim në laboratorët e Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës.
Po ashtu, për njehësorët me afat të skaduar janë iniciuar dy procedura gjobitjeje ndaj operatorit KEDS, në përputhje me ligjin.Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt, ndërsa verifikime të tilla pritet të vazhdojnë në gjithë Kosovën edhe në ditët në vijim.




