Siarë Kuçi dhe Klea Hajdaraj, nxënëse nga Komuna e Suharekës, kanë arritur një sukses të rëndësishëm duke siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinalen e Olimpiadës ndërkombëtare “Hippo – The English Contest”.
Ato do të përfaqësojnë Kosovën në këtë fazë të garës, e cila do të mbahet në Venecia të Italisë.Ky është një arritje e veçantë për nxënëset dhe për arsimin në Suharekë, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes në gjuhën angleze. Suksese të mëtejshme në garë!




