Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Në një postim në Facebook, ai tha se së bashku me familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të OVL-UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë homazhe për të rënët, duke theksuar se kujtimi për ta duhet të jetë i përhershëm.
Latifi u shpreh se nderimi për dëshmorët nuk duhet të mbetet vetëm në përvjetorë, por të reflektohet në përditshmëri përmes ndërtimit të një shteti të drejtë dhe të zhvilluar.
Ai shtoi se çdo angazhim për të mirën e përbashkët është një mënyrë për të ruajtur dhe forcuar vlerat për të cilat ranë dëshmorët, duke theksuar se kujtimi për ta do të mbetet i përjetshëm ndër breza.




