Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me delegacionin e FSK-së, po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të industrisë së mbrojtjes “SAHA Expo 2026” në Stamboll.
Gjatë ceremonisë së hapjes, Gjeneral Jashari është takuar me drejtues të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, ku është diskutuar për bashkëpunimin dypalësh, përfshirë trajnimet, stërvitjet dhe pajisjet ushtarake.
FSK ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë ngjarje shërben për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe njohjen me zhvillimet më të fundit në industrinë e mbrojtjes, në kuadër të modernizimit të kapaciteteve të saj.





