Dogana e Kosovës ka identifikuar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave në Zyrën e Brendshme Doganore në Prizren, gjatë procedurave të zhdoganimit.
Sipas njoftimit, pas kontrollit dhe ekzaminimit fizik të dërgesës, janë konstatuar mospërputhje mes deklarimit të subjektit dhe gjendjes faktike të mallrave, me një diferencë vlerësore rreth 6,000 euro.
Dogana ka bërë të ditur se në bazë të Kodit Doganor, rasti përbën kundërvajtje dhe janë iniciuar procedurat përkatëse administrative, duke theksuar angazhimin e saj në parandalimin e shkeljeve dhe mbrojtjen e tregtisë së ndershme.




