Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka shkelur armëpushimin e vendosur nga Kievi që nga 6 maji dhe se sulmet ndaj territorit ukrainas kanë vazhduar.
Ai tha se qytetet Dnipro, Zaporizhzhia dhe Kramatorsk janë goditur me sulme dhe granatime, duke theksuar se Rusia ka vazhduar operacionet ushtarake në disa fronte.
Zelensky njoftoi se janë regjistruar qindra shkelje të armëpushimit, përfshirë sulme ajrore dhe përdorim dronësh, duke shtuar se Ukraina do të reagojë ndaj çdo veprimi ushtarak.




