Kualifikimi i Arsenalit në finalen e Ligës së Kampionëve ka sjellë rritje të madhe të kërkesës për udhëtime drejt Budapestit, ku do të zhvillohet ndeshja.
Çmimet e fluturimeve nga Londra kanë arritur deri në 900–1200 funte vajtje-ardhje, ndërsa hotelet në qytet janë pothuajse të rezervuara, me çmime që shkojnë në disa qindra euro për natë.
Në total, një tifoz mund të shpenzojë rreth 1,500 deri në 2,000 euro për të ndjekur finalen nga afër, përfshirë udhëtimin, akomodimin dhe biletën e ndeshjes.




