Arbëreshë nga Italia, së bashku me shqiptarë nga Shkodra dhe anëtarë të ansamblit pejanas “Rugova”, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditëlindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Të veshur me kostume tradicionale, pjesëmarrësit kanë sjellë një atmosferë festive, duke promovuar kulturën, traditën dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Aktiviteti ka mbledhur pjesëmarrës nga trevat e ndryshme shqiptare, duke theksuar lidhjet kulturore dhe historike mes tyre.




