Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka përkujtuar përvjetorin e vrasjes së Akademik Fehmi Aganit, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme të rezistencës paqësore dhe mendimit politik në Kosovë.
Ajo ka thënë se Agani ka qenë ndërtues i urave mes njerëzve, i dialogut dhe i vizionit, i cili në kohët më të vështira besoi te fjala, arsyeja dhe e drejta për liri. Sipas saj, trashëgimia e tij mbetet udhërrëfyese për shtetin e Kosovës.




