Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Kajtazi, i është bashkuar kësaj partie.
Haradinaj theksoi se Kajtazi ka kontribuar që në moshë të re në luftë dhe më pas në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, si dhe ka qenë aktiv në politikën lokale në Skënderaj.
Sipas njoftimit, Kajtazi do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.




