Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, ka zhvilluar sot një aksion në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, ku janë ndaluar 6 persona për 48 orë.
Të dyshuarit po hetohen për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim, marrje dhe dhënie ryshfeti, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe vepra të tjera të natyrës korruptive.
Gjatë operacionit janë sekuestruar dy vetura në vlerë rreth 80 mijë euro, një orë luksoze Rolex, pesë telefona celularë dhe dokumente që do të shërbejnë si prova në procedurë.




