Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet në vend.
Sipas raportit, janë regjistruar 23 aksidente me persona të lënduar dhe 45 të tjera me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar gjithashtu 2485 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme, ndërsa 18 persona janë arrestuar, prej tyre 11 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.




