Në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në një rast të gjuajtjes me armë zjarri që kishte ndodhur më 6 maj 2026. Sipas Policisë së Kryeqytetit, Njësia për Reagim të Shpejtë ka ndërhyrë mbrëmë duke e ndaluar të dyshuarin, ndërsa gjatë operacionit është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur në rast.
Ndaj tij janë iniciuar procedura për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.




