Në Gjykata Themelore në Prishtinë ka nisur rigjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte Cedomir Aksiq, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e ktheu lëndën për plotësim të kushteve për gjykim në mungesë.
Prokurorja Habibe Salihu tha se janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për gjykimin në mungesë, përfshirë verifikimin e adresës, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe publikimin e ftesës në Gazetën Zyrtare.
Seanca u ndërpre pasi mbrojtësi i të akuzuarit kërkoi kohë për t’u pajisur me shkresat e lëndës. Aksiq më herët është dënuar me 15 vite burgim, ndërsa akuzohet për krime lufte në disa fshatra të Shtimes gjatë periudhës janar–maj 1999.




