Shoqata Amerikane e Zbatimit të Ligjit (AALEA) ka vlerësuar shërbimin e anëtarëve të saj, duke theksuar punën e oficerëve me prejardhje shqiptare që shërbejnë në zbatimin e ligjit në Shtetet e Bashkuara.
Në veçanti janë përmendur edhe oficerët Zeqiri, të cilët shërbejnë në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, duke u vlerësuar për profesionalizëm, disiplinë dhe kontribut në forcimin e besimit mes policisë dhe komunitetit.
AALEA ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë profesionistët shqiptaro-amerikanë në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.





