Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të jashtëzakonshëm inspektimi në të gjithë vendin, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë në punë.
Sipas njoftimit, inspektimet janë realizuar në bazë të mandatit ligjor dhe vendimit të Ministrisë përkatëse, ku janë identifikuar shkelje dhe janë shqiptuar masa ndalimi të punimeve në disa raste.
Subjektet që nuk kanë respektuar vendimet e inspektorëve janë dërguar për procedim në gjykatat për kundërvajtje, ndërsa disa raste janë referuar edhe në polici.
Inspektorati ka bërë të ditur se procesi i riinspektimeve dhe monitorimit të subjekteve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe kushteve të punës.




