Ish-deputeti i PDK-së, Shukri Buja, ka bërë thirrje publike që Fatmir Limaj të përfshihet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë.
Buja tha se të njëjtën kërkesë e kishte bërë edhe në zgjedhjet e kaluara, duke shtuar se nuk është e kuptueshme që PDK hap dyert për njerëz të rinj, ndërsa lë jashtë figura që kanë qenë pjesë e rrugëtimit politik dhe historik të partisë.
Ai përmendi edhe bashkëpunimin e dikurshëm me NISMËN Socialdemokrate në procese të rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës.




