Në Kosovë po shënohet Dita e Evropës me aktivitete kulturore, artistike dhe edukative të organizuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Aktivitetet nisën me ekspozitën “Me art festojmë Evropën” në Europe House, ndërsa në sheshin “Zahir Pajaziti” u mbajtën performanca muzikore, aktivitete për fëmijë dhe panairi “Team Europe”.
Festimet do të përmbyllen në mbrëmje me koncertin e këngëtareve Edona Reshitaj, Jehona Sopi dhe Vesa Luma.
Dita e Evropës shënohet çdo 9 maj dhe simbolizon paqen, unitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane.




