Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka nominuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Gjatë mbledhjes, kryetarja e Forumit të Gruas në këtë parti, Albulena Haxhiu, ka propozuar Kurtin, duke e vlerësuar si lider që, sipas saj, e sheh pushtetin si përgjegjësi dhe jo privilegj.
Ajo ka thënë se Kurti e mat shtetin përmes ndikimit në jetën e qytetarëve dhe se ka ndërtuar një politikë të pakompromis ndaj interesave të ngushta. Haxhiu theksoi gjithashtu se nga angazhimi studentor e deri te udhëheqja e qeverisë, Kurti ka treguar vendosmëri dhe përkushtim ndaj interesit publik.




