Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rruga euro-atlantike mbetet e vetmja perspektivë për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e partisë së tij ndaj këtij vizioni.
Ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet për forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare dhe integrimin në strukturat evropiane.
Haradinaj ka vënë theksin edhe në nevojën për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, si dhe për mbështetje në proceset integruese.
“Në këtë Ditë të Evropës, theksohet nevoja për hapjen e rrugës së njohjeve të reja dhe avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për BE,” ka shkruar ai, duke uruar gjithashtu Ditën e Evropës.




