Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së pritet të konfirmohen politikat zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe rikandidimi i kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, për kryeministër.
Haziri ka theksuar se Këshilli i Përgjithshëm është autoriteti kryesor për përcaktimin e politikave zgjedhore dhe listës së kandidatëve për deputetë, duke shtuar se LDK ka hapur dyert për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në procesin zgjedhor.
Ai ka bërë të ditur se në këtë proces do të përfshihen rreth 110 kandidatë, burra dhe gra, që do të jenë pjesë e garës së ardhshme zgjedhore.




