Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar që në zgjedhjet e 7 qershorit LDK të garojë me një listë të përbashkët ku Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës, ndërsa ai vetë kandidat për kryeministër.
Propozimi është paraqitur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe kryetarëve të degëve të partisë, ku Abdixhiku theksoi se lista duhet të ndërtohet mbi përgjegjësi shtetërore dhe jo interesa politike.
Ai u shpreh se synimi është bashkimi i brendshëm i LDK-së dhe tejkalimi i ndasive, duke e cilësuar këtë si një qasje të re për garën zgjedhore.




