Manchester City është rikthyer te fitoret në Premier League, pasi mposhti bindshëm Brentford FC me rezultat 3-0 në “Etihad Stadium”.
Hero i ndeshjes ishte Jérémy Doku, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 60-të me një gol të bukur. Më pas realizuan edhe Erling Haaland dhe Omar Marmoush për vulosjen e triumfit.
Me këtë fitore, City arrin në kuotën e 74 pikëve dhe vazhdon presionin ndaj liderit Arsenal FC në garën për titull.




