Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një garë politike mes Vjosa Osmani për presidente dhe Albin Kurti për qeveri.
Haziri tha se mosnominimi i Osmanit dhe mungesa e marrëveshjes politike për presidentin kanë çuar vendin drejt këtyre zgjedhjeve.
Sipas tij, Osmani synon rikthimin në presidencë përmes LDK-së, ndërsa pas zgjedhjeve vendin e presin procese të rëndësishme si konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e presidentit dhe formimi i qeverisë.




